Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A do të vijë koronavirusi i radhës nga iriqët?

schedule22:35 - 16 Shkurt, 2021

schedule 22:35 - 16 Shkurt, 2021

Kafshë si iriqët, lepujt dhe madje edhe macet shtëpiake kanë potencial që të sjellin një variant të ri të koronavirusit, sipas një studimi të realizuar së fundmi.

Kërkuesit në Britaninë e Madhe kanë përdorur të dhëna të analizuara në mënyrë automatike përmes teknologjisë për të parashikuar lidhjen mes 411 gjurmëv të koronavirusit dhe 876 gjitarëve që mund të shërbenin si bartës potencial.

Modeli i tyre i analizmit të të dhënave  integroi karakteristikat e nxjerra nga gjenomet, të tilla si struktura e proteinave, si dhe tipare ekologjike dhe të tjera. Rezultatet kanë ‘implikuar’ iriqin e zakonshëm (Erinaceus europaeus), lepurin evropian (Oryctolagus cuniculus) dhe macen shtëpiake (Felis catus) si bartës të mundshëm të koronaviruseve të reja.

Një nga favoritët është lakuriqi i verdhë aziatik (Scotophilus kuhlii), një bartës i njohur i koronavirusit që është i zakonshëm në Azinë Lindore por nuk është studiuar mirë. Shkalla e mundshme e versioneve të reja të koronavirusit tek kafshë të egra dhe të zbutura ‘mund të ketë qenë shumë e nënvlerësuar’, thonë ekspertët nga Universiteti i Liverpoolit.

Parashikimi se cila nga kafshët e egra mund të jetë burimi i ardhshëm i epidemive të koronavirusit mund të ndihmojë në reduktimin e riskut për emergjenca në popullatat njerëzore. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!