A do të ulet? Sot ndryshon sërish çmimi i naftës

schedule07:51 - 21 Mars, 2022

schedule 07:51 - 21 Mars, 2022

Bordi i Transparencës do të mblidhet sërish këtë të hënë për të caktuar çmimin e karburanteve.

Për herë të fundit çmimi i karburanteve ndryshoi më 16 mars, ku u vendos që deri ditën e sotme çmimi i naftës të jetë 203 lekë/ litri, kurse i benzinës 206 lekë/ litri.

Vendimi për të mbledhur një Bordit të Transparencës erdhi pas një rritjeje të fortë të çmimit të karburanteve dhjetë ditë më parë në treg duke kapur çmimin maksimal prej 270 lekë/ litri si për naftën ashtu edhe për benzinën.

Kjo ndodhi kur çmimi i naftës në bursë arriti në mbi 130 dollar për fuçi, por tashmë që ai ka zbritur nën 100 dollar, ulja po reflektohet shumë ngadalë.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!