A do të rikthehet Einxhel në Big Brother VIP? Merret vendimi

schedule12:11 - 29 Janar, 2022

schedule 12:11 - 29 Janar, 2022

Pas operacionit që kreu ditën e djeshme në spitalin Hygeia, Einxhel Shkira do të rikthehet në Big Brother VIP. Produksioni ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar duke thënë se moderatorja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë.

Stafi bën me dije se vendimi është marrë pas konsultimin me ekipin mjekësor të Hygeia-s. Gjatë spektaklit u transmetuan pamjet nga momenti që Einxhel la shtëpinë për të shkuar drejt spitalit. Ajo ndoqi live spektaklin nga spitali, nga ku falenderoi banorët për ndihmën që i dhanë pas incidentit që pësoi.

LEXO EDHE: Einxhel komunikon “live” me Dagz nga spitali, Dj përlotet dhe i jep mesazhin e rëndësishëm

“Banorët më kanë dhënë një suport dhe shërbim maksimal në shtëpi. Nuk jam e surprizuar sepse e di që janë njerëz të mrekullueshëm që të gjithë. I kam parë të trembur kur më shikonin duke qarë. Ana humane është te gjithsecili dhe i falenderoj që janë ashtu siç janë.”, tha Einxhel. /abcnews.al