KQZ bëri të ditur se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.
Lidhur me këtë situatë ka folur për ABC News anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi.
“Kemi një situatë në Shkodër ku në 7 qendra votimi nuk ka vazhduar procesi i votimit. Po presin që KZAZ-të të marri masa për të nisur procesi i votimit në këto qendra. Derisa jemi brenda afatit dhe orarit besoj se ka kohë. Nuk përsëritet votimi vetëm në ato qendra nëse shpallet pavlefshmëri në disa qendra. Vetëm nëse numri i zgjedhësve në këto qendra ndikon në rezultatin përfundimtar do përsëritet e gjithë zona zgjedhore. Unë mund të them sot meqë në Shkodër është vetëm një kandidat , pavlefshmëria e zgjedhjeve në këto shtatë qendra votimi nuk e çon gjithë zonën në pavlefshmëri. Nëse numri i zgjedhësve është më i madh se diferenca mes dy kandidatëve çon në pavlefshmëri të gjithë zonës zgjedhore”./abcnews.al