A do i mbështesë kandidatët e Primareve në bashkitë e mëdha? Ja si përgjigjet Dashnor Sula

schedule11:22 - 28 Mars, 2023

schedule 11:22 - 28 Mars, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula do i mbështesë kandidatët e Primareve për Bashkitë e Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës.

Në një intervistë për ABC News, Sula u shpreh se edhe pse garojnë në siglën e një koalicioni, ata kandidatë janë demokratë.

Ndër të tjera, Sula shtoi se zgjedhjet lokale të 14 majit nuk zhvillohen për Sali Berishën apo dikë tjetërm por për demokratët.

“Padiskutim, jam i vendosur unë personalisht. Unë kam një zonë zgjedhore të qarkut të Elbasanit. Të gjithë kandidatët e qarkut e Elabsanit janë të Primareve, përveç Bashkisë së Librazhdit. Të jemi të sigurtë që do t’i mbështes të gjithë kandidatët, janë demokratët tonë. Këto zgjedhje nuk janë as për Sali Berishën, as për njeri tjetër, por parlamentin vendor, për demokratët. Pavarësisht se janë në siglën e një koalicioni, nuk kandidatë të një partie tjetër. Jemi dy pjesë, jemi dy pjesë të ndara, dua të jem i qartë në këtë drejtim”, theksoi ai./abcnews.al