A do e njohë Greqia Kosovën? Ja si përgjigjet eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare

schedule16:39 - 6 Mars, 2023

schedule 16:39 - 6 Mars, 2023

TIRANË – Bledar Feta, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare Eliamep, ishte sot i ftuar në Ballkan Update me gazetaren Linda Karadaku, ku analizoi marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës.

“Marrëveshja e BE për normalizmin e marrëdhënieve është positive, rrit mundësitë që Athina të mendojë për një njohje të Kosovës në të ardhmen. Ajo ka njohur pasaportat e Kosvës, komunikimi tani bëhet direkt, por nuk mendoj se Athina do njohë shpejt Kosovën dhe kjo jo vetëm se jemi në vit elektoral, por sepse opinioni publik nuk është i gatshëm për këto ndryshime.

Qipro e Spanja mendoj po presin implementimin e marrëveshjes për të parë si do reagojnë qeveritë e tyre përkatëse. Nëse kemi implementin ajo con ne defacto njohje të Kosovës nga Serbia.” u shpreh ai, ndërsa shtoi se edhe nëse do të kemi nënshkrim mes palëve në Ohër, sërish kjo nuk do të ndryshojë qasje.

Një nënshkrim jo, nuk do ndryshojë qasjen. Qasjen mund ta ndryshojë nëse do të kemi implementim, por është një procedurë që do zgjasë shumë kohë.” -vijoi ai./abcnews.al