Auto Star Albania ka prezantuar modelin më të fundit të Mercedes-Benz, A-Class-in e ri, në një ceremoni me personalitete nga fusha e biznesit e spektaklit. Ndërkohë zëvendëspresideni i “Kastrati Group” Leonard Kastrati ka premtuar të tjera risi në tregun shqiptar.
A-Class i ri i prezantuar vetëm pak muaj më parë nga Mercedes Benz, tashmë vjen edhe në tregun shqiptar.
Modeli i ri u zbulua në prani të personazheve të njohur nga bota e biznesit dhe spektaklit në showroomin e Auto Star Albania.
A-Class i ri vjen me një rikonceptim të luksit dhe modernes.
Me një dizajn rinor e dinamik ai është më i madh e me komod se modelet e mëparshme.
CLS e re ishte një tjetër model që u prezantua në showroomin e Auto Star Albania. Vjen me një dizajn më elegant, me forma më sportive dhe komoditet mbreslënës.
Modelet e reja janë të pajisura me gjeneratën më të fundit të sistemit të asistencës në drejtimin e mjetit e kabinë tërësisht digjitale.
Zv/ Presidenti i Kastrati Group i pranishëm në ceremoni, ndërsa përmblodhi arritjet kryesore theksin e vuri tek investimet në të ardhmen.
Auto Star Albania zë vendin e parë për shitjet e automjeteve premium në Shqipëri. /abcnews.al