A Bola: Ronaldo do të mbetet sërish në stol ndaj Marokut

schedule17:14 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 17:14 - 9 Dhjetor, 2022

Kombëtarja portugeze do të luftojë të shtunën me Marokun për një biletë në gjysmëfinale të Botërorit. Pritet që sulmuesi Cristiano Ronaldo ta nisë sërish ndeshjen nga stoli dhe Goncalo Ramos të futet në fushë që në minutat e para, shkruan A Bola në faqet e saj.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo në ndeshjen e fundit kundër Zvicrës në fazën e 1/8-të të finales doli në fushë vetëm në minutën e 73-të. Goncalo Ramos, i cili zëvendësoi Ronaldo në fillim, shënoi tre gola.

Më herët u përfol se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga kampi i kombëtares portugeze pasi përfundoi te rezervat.

Ndeshja mes Marokut dhe Portugalisë luhetg më 10 dhjetor në orën 16:00. /G.D abcnews.al/