“Njeriun për vrasjen e Vajdinit ia gjeta unë”, “lufta” e Viktor Ymerit ndaj Reçit për 2 vrasjet e bujshme: Si e “çoi” në pranga drejtorin e burgut

schedule14:44 - 13 Nëntor, 2021

schedule 14:44 - 13 Nëntor, 2021

Viktor Ymeri më ka thënë në Burgun e Peqinit se Emiljano Shullazi me shokë dinë vetëm të hapen, por nuk dinë të gjejnë asgjë dhe se njeriun për vrasjen e Vajdinit ia gjeta unë”, kjo dëshmi e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi ka vënë në lëvizje Viktor Ymerin nga burgu i Peqinit për të ndryshuar çdo provë me qëllim që dëshmia e tij të jetë e pavlefshme kundër tij.

Ina Seranaj avokatja e Ymerit ka pretenduar se dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi nuk vijnë në përputhje me provat. Sipas saj gjatë kryerjes së dënimit Viktor Ymeri ka qëndruar në sektorin nr.1, kati i dytë, godina B. Ajo kërkon shkresë që Ymeri dhe Reçi s’kanë qëndruar në një sektor gjatë kryerjes së dënimit”, thuhet në dosje, referuar kërkesës së avokates së Viktor Ymerit.

Viktor Ymeri ose siç njihet ndryshe në Vlorë, i dënuar për dy vrasje, u lirua nga qelia në fund të vitit 2019, me vendim të dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila vendosi të shuajë dënimin dhe të urdhërojë lirimin e tij. Por ai u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliu, dhe rol kyç kishte Luftar Reçi.

Lexo edhe: Dosja në “ABC”/ Në qeli për të dhënat e rreme për Ymerin, ish-shefi juridik: E firmosi drejtori

Ky i fundit është i penduari i drejtësisë, i cili zbardhi dy ekzekutimet e bujshme, të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. I përfshirë në vrasjet e Vajdin Lames Artan Arsit sipas dëshmisë së Reçit është edhe Viktori Ymeri.

Sipas Luftar Reçit këtë ia ka konfirmuar vetë Ymeri në burgun e Peqinit ku kanë qëndruar së bashku në vitin 2013. E pikërisht për ta kundërshtuar të penduarin përpara drejtësisë , Viktor Ymeri ka manipuluar faktin se ai ka qenë në të njëjtën qeli me Luftar Reçin. Sipas SPAK kjo është bërë nga ish-shefi i Sektorit Ligjor të Burgut të Sigurisë së Lartë të Peqinit, Gani Shehu, i cili përfundoi në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shehu akuzohet se ka paraqitur të dhëna të rreme për të burgosurin Ymeri, duke manipuluar faktin se ai ka qenë në të njëjtën qeli me Reçin.

“Mbështetur ne faktete e mësipërme Shehu, si i dyshuar për vepren penale të parashikuar nga neni 186/3 Kodit Penal. Sipas prokurorisë, ne analize të sa me sipër krijohet dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Gani Shehu, me me detyre shef i sektorit ligjor ně IEVP-ne Peqin, ka konsumuar elementet e veprës penale te “Falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka për detyre ti leshojë atë, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

Ky i betuar ka pasqyruar në shkresën nr.82 daté 14.01.2021 me lende kthim përgjigje drejtuar avokates së te hetuarit Viktor Imeraj të dhëna te rreme, se pari në lidhje me periudhën e qëndrimit të të hetuarit Viktor Imeraj në IEVP – në Peqin ne vitin 2013 dhe se dyti në pasqyrimin e të dhënës tjetër të rreme qe ka të bëjë faktin se të dënuarit Viktor Imeraj dhe Luftar Reçi, nuk kanë qëndruar në të njëjtin sektor në IEVP Peqin”, thuhet më tej në dosjen e siguruar nga ABC.

Nga hetimet e dertitanishme rezultoi se kjo shkresë përmban te dhëna të rreme pasi siç dhe u arsyetua me lart i dënuari Viktor Imeraj ka qëndruar gjate vitit 2013 duke filluar nga data 11.01.2013 ne IEVP Peqin. Gjithashtu, siç rezultoi edhe nga këqyrja e dosjeve të IEVP Peqin të dënuarit Luftar Reci dhe Viktor Imeraj kanë qëndruar në të njëjtin sektor, kat dhe madje edhe në të njëtën dhomë (për periudha te ndryshme kohore).

Nga hetimet e deritanishme siç thuhet në dosjen e siguruar nga ABC rezulton se personi përgjegjës është pikërisht Gani Shehu, i cili pa bërë as edhe një verifikim ka përgatitur shkresën me të dhëna të rreme. Nga shpjegimet e drejtorit të IEVP-së Artan Tabaku, deklarimet e sekretarit Tomorr Sokoli, deklarimet Bashkim Mane si dhe deklarimet e shtetasit Lulzim Kaziu rezulton e provuar se ka qenë pikërisht i hetuari Shehu ai i cili ka përgatitur këtë shkresë pa kryer edhe një verifikim të vetëm, thuhet më tej në dosje.

Gjithashtu, sipas prokurorisë për t’u theksuar është fakti se muajin dhjetor 2020 (date 17.12.2020) Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte dërguar një shkresë me të dhëna të sakta në lidhje me kohën e qëndrimit të Viktor Imeraj në burgun e Peqinit kryesisht për vitin 2013.

Siç edhe vetë i hetuari Gani Shehu e pranon ai ishte personi që vetëm një muaj më parë kishte përgatitur përgjigjen me të dhëna të sakta për drejtorinë e burgjeve dhe vetëm një muaj më vonë ka përgatitur shkresën objekt hetimi por tashmë me të dhëna të rreme dhe që përmbush kërkesat e të hetuarit Viktor Imeraj dhe mbrojtjes së tij. Fakti që i hetuari është paraqitur së bashka me avokaten në sekretarinë e IEVP se në momentin e depozitimit të shkresës si edhe në momentin kur është kthyer përgjigje dhe kthimi i përgjigjes janë marre tregon qartë dashjen e tij në paraqitjen e të dhënave të rreme. Edhe kthimi i përgjigjes pa bere as edhe një verifikim dhe brenda një periudhe brenda 30 minutash tregoi shume qartë dashjen e tij në përpilimin e një shkrese në përmbajtje të së cilës ka paraqitur të dhëna tërësisht të rreme”, thuhet në dosje. be.k/abcnews.al/