Grabitësit kanë thyer dyert dhe kanë shkatërruar kasafortën e Teatrit Skampa në Elbasan. Të parët që njoftuan policinë ishin punëtorët, të cilët gjetën kasafortën hapur. Sipas njoftimit për shtyp, rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj . Në të njëjtin njoftim, policia sqaron se nga deklarimet e personave përgjegjës të zyrave, rezulton se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë nga dera e pasme e Teatrit Skampa, por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të Insititucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave./abcnews.al
Grabitet kasaforta e teatrit “Skampa” në Elbasan
schedule13:18 - 19 Nëntor, 2017
schedule 13:18 - 19 Nëntor, 2017