Katër zyrtarë në Patos janë proceduar për krim mjedisor në kodrat e fshatit Zharrëz. Pas arrestimit të një personi dje që po gërmonte tokën, policia ka proceduar penalisht edhe drejtuesin dhe inspektorët pranë Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.
Të proceduarit;
A. G., 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.
Xh. C., 27 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor pranë Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.
D. L., 63 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos.
L. P., 58 vjeçe, banuese në Patos, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.
Ata akuzohen se nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al