Një mbrojtës anësor është prioriteti i ekipit të Romës për merkaton e janarit.
Njëri prej tyre është Bartosz Bereszynski, që mund të vijë në janar nga Sampdoria me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit për shifrën e 5 milion euro. Jose Mourinho ka kërkuar dhe një emër tjetër për këtë rol, atë të Diogo Dalot, lojtari i Manchester United.
Diskutimet kanë avancuar dhe gjithashtu për 22-vjeçarin portugez do të përdoret formuala e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit./h.ll/abcnews.al