Xhaferi: Shumica parlamentare do të mësohet nesër

schedule22:24 - 11 Nëntor, 2021

schedule 22:24 - 11 Nëntor, 2021

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi tha se shumica parlamentare do të mësohet nesër.

Xhaferi tha në “ClickPlus”, se deri në orën 24:00 duhet të presë që të mbyll seancën. Xhaferi nuk përjashtoi mundësinë që në përbërjen e shumicës së re parlamentare do të jetë edhe deputeti Kastriot Rexhepi.

Sakaq, mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë gjithashtu se deputetët janë larguar nga Kuvendi. Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, njoftoi se nisma për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë nuk do të tërhiqet. Ajo, sipas tij, vlen deri në orën 24:00. /abcnews.al