Belind Këlliçi jep dorëheqjen nga kreu i Forumit Rinor të PD

schedule22:04 - 11 Nëntor, 2021

schedule 22:04 - 11 Nëntor, 2021

Belind Këlliçi ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen si kryetar i Forumit Rinor të PD-së.

“Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD“, – shprehet ai.

Lajmi është bërë i ditur, pak minuta më parë në emisionin “Opinion”, ku Këlliçi u shpreh se në mënyrë protokollare nuk do të jetë në detyrë deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës të FRPD.

Sjellim ndërmend së Këlliçi ishte kundër kreut të PD-së Lulzim Basha për zgjedhje të reja për kreun e FRPD.

Këlliçi deklaroi se vendimi i Bashës është nul dhe i pabazuar në statutin e partisë, teksa nga ana tjetër ai vendosi t’i bashkohet foltores së mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!