Tre deputetë janë akuzuar për “minimizim të respektit për Parlamentin” pasi dyshohet se u dehën gjatë fluturimit për vizitë të forcave të Mbretërisë së Bashkuar në Gjibraltar.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka thënë se Dreë Hendry, David Linden dhe Charlotte Nichols, të partisë Laburiste i kanë vënë mikpritësit në një “pozitë të vështirë”.
Ministri i Parë skocez Nicola Sturgeon i quajti pretendimet për deputetët “të rreme”, por laburistët ende nuk kanë komentuar.
Sipas BBC, të tre deputetët ishin në një grup prej 15 personash që merrnin pjesë në një udhëtim për Gjibraltar.
Nga një zëdhënës në Gjibraltar u tha se nuk kishte “asnjë raport të ndonjë sjelljeje agresive” në aeroport.
Ndërkohë, një dëshmitar pohoi se ata kishin pirë para nisjes nga Heathroë dhe kishin pirë shumë gjatë fluturimit. g.v/abcnews.al