Ngërçi për moskreditimin e Cakaj ndryshon axhendën e institucioneve europiane  

schedule15:20 - 14 Janar, 2019

schedule 15:20 - 14 Janar, 2019

Mosdekretimi i Genti Cakaj për postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka influencuar edhe axhendën e takimeve të institucioneve europiane për Shqipërinë. Në 10 janar ishte parashikuar një takim midis Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Federica Mogherini dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Por ky takim, që figuronte edhe në shërbimin audiovizual të Komisionit Europian është shtyrë.

E kontaktuar nga ABCnews javën e shkuar, zëdhënësja Maja Koçijançiç ka bërë të ditur, se ky takim ishte zhvendosur këtë javë, por pa qartësuar nëse do tê ishte Bushati apo Cakaj, që do të takohej me shefen e diplomacisë europiane. Ngërçi i krijuar lidhur me postin e ministrit të punëve tê jashtme të Shqipêrisë, lë sërish pezull takimin e parashikuar me Mogherinin. Shërbimi i aksionit të jashtëm të Bashkimit Europian nuk ka ende datë për këtë takim./abcnews.al