Zbulimi i fundit i gjeneratës së 5-të të Range Rover solli një risi, filtrin special të kabinës që mbron pasagjerët nga koronavirusi. Ky është sistemi i ri Cabin Air Purification Pro dhe ka teknologjinë më të fundit nanoe X, i cili është certifikuar zyrtarisht për të penguar virusin dhe nuk lejon që grimcat e tij të hyjnë brenda.
Cabin Air Purification Pro do të përdoret në kabinat e modeleve të ardhshme Jaguar dhe Land Rover. Teknologjia e re e Panasonic është 10 herë më efikase se paraardhësi i saj (nanoe) duke përdorur tension të lartë për të reduktuar proteinat e virusit dhe baktereve, duke reduktuar kështu ndjeshëm transmetimin e tij.
/abcnews.al