Falsifikuan testin COVID për të kaluar në BE, 5 të arrestuar, 3 në kërkim

schedule10:52 - 10 Nëntor, 2021

schedule 10:52 - 10 Nëntor, 2021

Pesë persona janë arrestuar nga policia, tre janë shpallur në kërkim dhe tre po ndiqen në gjendje të lirë me akuzën e falsifikimit të testeve COVID për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr.1 në Tiranë në bashkëpunim me doganën e Morinës nën drejtimin e prokurorisë. Nga operacioni janë sekuestruar fleta analizash të dyshuara të falsifikuara, një automjet dhe 5 aparate celularë.

Të arrestuar për veprat penale dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim të dokumenteve; B. Gj. 54 vjeç, M. S. 40 vjeçe, I. K. 24 vjeç, K. P. 23 vjeç dhe B. K. 36 vjeç.

U proceduan në gjendje të lirë për falsifikim; F. D. 40 vjeç, G. S. 16 vjeç dhe I. S. 15 vjeçe.

Në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit; I. D. 40 vjeç, O. Sh. 38 vjeç dhe A. E. 23 vjeç

Sipas policisë; M. S, I. K, K. P, F. D, G. S dhe I. S, janë kapur në flagrancë në mjetin fugon i cili drejtohej nga B. Gj,  në pikën kufitare  të Morinës me analiza laboratorike të cilat dyshohen se janë  të falsifikuara  me qëllim kalimin për në Kosovë dhe më pas me destinacion vendet e BE-së.

B. Gj, I. D, O. Sh, A. E dhe B. K, dyshohet se kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve të lartpërmendur. Gjithashtu, B. K. akuzohet se ka kryer dhe falsifikimin e analizave të laboratorike të PCR-së, duke i bërë në një pikë interneti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al