Grabitja e biznesmenit në Krujë, burg pa afat për një nga autorët

schedule10:15 - 10 Nëntor, 2021

schedule 10:15 - 10 Nëntor, 2021

Saimir Kuçi i arrestuar si një nga autorët e dyshuar për grabitjen e ndodhur në Nikël në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu është lënë në burg pa afat.

Gjykata e Krujës caktoi sot masën “arrest me burg” për të duke vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Kuçit.

Grabitja e Nazmi Çangut ndodhi në orët e  para të mëngjesit të 24 tetorit në Fushë-Krujë. Autorët që dyshohet se janë më shumë se 2, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.

Pasi kyçën në dy dhoma anëtarët e familjes, autorët dhunuan në mënyrë barbare biznesmenin Nazmi Çangu. Sipas tij, ata i morën një armë gjahu Shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove.

Lexo edhe: Identifikohet një nga grabitësit në Nikël, e “tradhtoi” ADN-ja, si i shpëtoi policisë pak ditë më parë

Dillimisht Prokuroria e Krujës lëshoi 4 urdhër-ndalimi, mes të cilëve edhe për Saimir Kuçi,  lidhur me grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu. Kuçi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

Lexo edhe: Zbardhet grabitja e Nazmi Çangut në Nikël, policia i gjen “thesarin” të arrestuarit, në kërkim disa persona

Kuçi i cili ishte dhe ‘koka’ e grupit të vjedhjeve pasi ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit janë faktuar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve me vlerë deri në 650 milion lekë.