“Shpërtheu” ndaj Gjebresë, Mentor Haziri: Dashurinë time për Shqipërinë s’e zbeh një festival

schedule09:10 - 10 Nëntor, 2021

schedule 09:10 - 10 Nëntor, 2021

Mentor Haziri reagoi ditën e djeshme i revoltuar pasi nuk ishte pranuar në Festivalin e Këngës duke akuzuar organizatorët për diskriminim. Teksa e cilësoi festivalin si të korruptuar ku “kënga shitet me pazare nëpër korridore shumë kohë para”, këngëtari tha se nuk i kishin dhënë asnjë arsye pse nuk ishte pranuar.

Kjo ka shkaktuar reagime të ashpra pasi kanë qenë të shumtë ata që e kanë kritikuar se po krijon përçarje mes dy vendeve shqiptare. Këngëtari shprehet se dashurinë e tij për Shqipërinë nuk mund ta zbehë asgjë dhe jo më një festival ndërsa shton se Kosova duhet të marrë të njëjtën përkrahje.

Reagimi i plotë:

Per te gjithe ata qe mendojne se une po bej ndasi kombetare ! dhe ata qe shajne

Kosova dashurine ndaj shqiperise e ka hakikat e pa hile – jo rastesisht e gjithe shoqeria ime i kane emrat e qyteteve shqiptare si Berat Saranda Durrsim Shkodran etj .. e sidomos une si femije ku ne vitin 1996 permes plumbave te ushtrise serbe kam mbrri me realizuar endrren time per ta pare Shqiperine e Skenderbeut, Tiranen e Kadarese dhe Shkodren e Fishtes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mentor Haziri (@mentorhaziri)

Dhe dashurine time ndaj Shqiperise jo ky festival po asgja tjeter nuk mundet me ma zbeh, shume gjysher tane vdiqen per Shqiperine dhe ajo eshte e vulosur, Shqiperia duhet te don Kosoven me te njejten monedhe sepse na dashurine ndaj saj e kemi pa hile. Andaj ne nga Kosova meritojme te perkrahemi me shume moralisht se sa vetem per shoë.

Shqiperia dhe Kosova edhe po deshen skan ku e qojne njana tjetren perndryshe edhe shteti i Kosoves eshte realitet qe nuk duhet sabotuar prandaj ishte dhe thenia ime e cekur aty ne fund. /abcnews.al