Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar viktimën e dytë në Korçë. 65 vjeçari Vasil Mati, humbi jetën pasditen e sotme në një parcelë në fshatin Çiflig.
Mësohet se ai po shkonte në këmbë drejt Manastirit të Çifligut, ku punonte si roje. Ka qenë një banor që ka parë trupin të rrëzuar përtokë, e ka njoftuar policinë. Kërkime për 65 vjeçarin kishte nisur edhe bashkëshortja, pasi nuk po merrte përgjigje prej tij në celular.
Ekspertiza mjeko ligjore konstatoi, se i moshuari ka humbur jetën, si pasojë e një ataku kardiak, i provokuar nga temperaturat ekstreme të të ftohtit./abcnews.al