“Gruaja e këpucarit” vazhdon të jetë ndër romanet e kërkuar në panairin e 20 të librit. Autorja italiano- Adriana Trigiani amerikane foli shqip nga gazetarja dhe moderatorja Mirela Milori, e cila duket se do të vazhdojë të zbulojë vepra të tjera të Trigianit.
Është portretizim i kohërave, vendeve dhe njerëzve që karakterizuan përvojën e imigrimit, duke kërkuar të kenë pjesën e tyre të ëndrrës amerikane.
Romani “Gruaja e këpucarit” nga shkrimtarja italiano-amerikane Adriana Trigiani vazhdon të zgjojë interesin e lexuesit edhe në panairin e Librit. Kjo veper eshte shqipëruar nga gazetarja dhe moderatorja e njohur Mirela Milori, e cila miqve të saj jua ka dhuruar librin me dedikim.
Milori thotë se këtë anë të panjohur të saj, ia zbuloi botuesja e kësaj vepre.
Shqipërimi i kësaj vepre nuk ka qenë i lehtë, por e përbashketa mes autores dhe përkthyeses qëndron te gazetaria televizive, e cila ka thjeshtuar teknikisht punën.
Ky roman është një histori që rrëfen vërtetësisht jetën, vdekjen dhe dashurinë, por surpriza për zbulimin e veprave të tjera të Adriana Triganit vazhdon.
“Libri “Gruaja e këpucarit” e autores Adriana Trigiani ka qenë në listën e 10 librave më të mirë të New York Times në të gjitha kohërat.”/abcnews.al
https://youtu.be/zmL4yx4Zjzo