Gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme të Kombëtares ku të pranishëm ishin mesfushori, Qazim Laci dhe mbrojtësi, Frederik Veseli, ky i fundit në përfundim zbuloi një “sekret”, Armando Broja nuk do të jetë gati për ndeshjen e radhës.
Tashmë është sqaruar se talenti “kuqezi” nuk është bashkuar ende me ekipin pas një problem në kavilje që pësoi gjatë sfidës më Burnley.
Edhe pse u rikthye të ishte i gatshëm në fundjavë me Southampton, ai u aktivizua vetëm në 10 minutat e fundit. Momentalisht Broja po vazhdon të bëjë disa ekzaminime me sfatin e ekipin të Premier League dhe priten përgjigjet e analizave për të mësuar nëse sulmuesi do të bashkohet apo jo me Kombëtaren. r.t/abcnews.al