Rama: Do heqim patrullat në rrugë, do vendosim kamera inteligjente, tre prioritet kryesore

schedule12:10 - 9 Nëntor, 2021

schedule 12:10 - 9 Nëntor, 2021

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2022 për Ministrinë e Brendshme ka folur për tre prioritetet kryesore të mandatit të tretë të qeverisjes.

Rama ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar do të jetë prioriteti kryesor në këtë mandate.

Ndër të tjera ai ka renditur sigurinë e qarkullimit rrugor dhe krimin mjedisor, për të cilin tha se nuk do të ketë tolerancë.

Ndër të tjera si prioritet të tretë të qeverisë së tij kryeministri ka theksuar rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve si prioritetin tjetër të qeverisë.

“Lufta kundër krimit është prioritet i prioriteteve përfshirë të gjithë aspektet e saj dhe është një front ku është bërë progres i dukshëm por kur ka ende shumë për të bërë dhe posaçërisht ndjehet mungesa e të njëjtit efikasitet siç ka pasur operacioni forca e ligjit apo në tërësi kjo pjesë e organizimit policor tek lufta kundër krimit financiar dhe ekonomik aty është e domosdoshme të vendosen forca dhe të përqendrohet më shumë vëmendje për të krijuar forca dhe rezultate. Prioriteti i dytë është rritja në një nivel sigurie më të lartë e gjithë qarkullimit rrugor në republikën e Shqipërisë, dhe vendosja e një kontrolli absolut mbi territorin e republikës së Shqipërisë jo vetëm në aspektin e veprimtarisë krimianale por edhe me shkeljen e ligjit që kanë të bëjnë me vetë Shqipërinë dhe territorin me trupin e mrekullueshëm të këtij vendi që zoti e ka bërë parajsë. Është e patolerueshme që të ndodhin para syve të policisë së shtetit krime në mjedis dhe është e patolerueshme se efikasiteti më i lartë i krimeve në mjedis të jetë në formën e gjobave për njerëzit në fshatrat më të thellë dhe të jetë me tolerancë zero për ato që mbushin detin me zhavor apo hedhin beton në plazh.

Prioritet tjetër është rritja e standarteve në funksion të qytetarëve, në funksion të tyre ne kemi hartuar një buxhet dhe për shkak të ngushtimeve nga kushtet që jemi, është një buxhet që do të rrisë mundësitë për ministrinë e brendshme dhe policinë e shtetit për të investuar më tutje dhe motivuar trupat. Do të bëhet diferenca mes punonjësve të policisë që punojnë afër shtëpisë dhe atyre që janë larg familjes. Është vetëm fillimi dhe me një ndërhyrje të parë, për gjithë mandatit për çdo vit ne do të bëjmë një diferencim, duke rritur bonuset për ato që jkontribojnë për atdheun jashtë vendbanimit.

Kamerat inteligjente në akset kombëtare dhe makinat e inteligjencës do të sigurojnë një siguri më të madhe në rrugë”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!