Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu ka replikuar me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e Eurobondit.
“Mësuesin e anglishtes e ke këshilltar. Do të ta përsëris siç ua kam thë studentëve. Pjesën më të madhe të ngelësave i ke i drejtues sot. E keni marrë më shtrenjtë se Maqedonia dhe Mali i Zi për dy eurobonde. Unë nuk do të doja të bënim ironi por diskutime reale,” tha Agaliu.
Gjithashtu, kryeministrit iu përgjigj edhe deputetja Flutura Açka, të cilën Rama e ironizoi gjatë fjalës së tij, se nuk do të hapin akademi për poezinë. Açka i kërkoi kreut të qeverisë që të mos merret me gjëra personale.
“Dua t’i përgjigjem kryeministrit meqë përmendi këtu poezitë e mia. Më vjen shumë keq që kryeministri merret me gjëra personale. Unë atë detyrë e kam mbaruar zonjë dhe nuk ma heq dot asnjë këtë,” u shpreh deputetja. g.v/abcnews.al