Akciza e gazit do të “rrënojë” industrinë prodhuese

schedule16:18 - 8 Nëntor, 2021

schedule 16:18 - 8 Nëntor, 2021

Nga Erblina Mile

Sipërmarrja shqiptare  ka kundërshtuar paketën fiskale  për vitin 2022.Gjatë raportimit para komisionit të Veprimtarive Prodhuese ata kërkuan  rishikim të gjitha ndryshimeve të propozuara.

Arben Shkodra kërkoi të rishikohet akciza për gazin pasi do të krijoj një barrë të rëndë për sektorin prodhues në një kohë që bizneseve i kërkohet që të sigurojnë në treg të lirë energjinë elektrike.

Sipas  përllogaritjeve vetëm nga akciza për gazin kosto pritet të rritet me 175 mijë euro në vit.

Ndërkohë Dhoma e Tregtisë dhe industrisë kërkoi më shumë mbështetje me subvencione për bujqësinë duke e vlerësuar si të vetmen mënyrë për të qenë konkurrues me rajonin.

Kërkesat e biznesit do ti kalojnë për  vendim marrje komisionit të ekonomisë i cili është përgjegjës për miratimin e paketës fiskale./abcnews.al