Pas deklaratave të mbrëmshme të kryeministrit Rama, ka reaguar sot kreu i shtetit, Ilir Meta. Ky i fundit ka zgjedhur rrjetet sociale për t’iu përgjigjur ish-aleatit të tij.
“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, shkruan kreu i presidencës.
Më tej, Meta në mesazhin e tij thekson:
“Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.”
Kreu i shtetit e mbyll postimin e tij duke shkruar se “Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.” /abcnews.al