Sulm me thikë në Francë, plagoset një oficer policie

schedule11:18 - 8 Nëntor, 2021

schedule 11:18 - 8 Nëntor, 2021

Një oficer policie është sulmuar me thikë nga një burrë, i cili besohet se ka kryer sulmin në emër të profetit, sipas burimeve të policisë. Sipas një postimi në Twitter të ministrit të Brendshëm francez, Gerard Darmanen, polici ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa autori është arrestuar.

Ministri i Brendshëm, e ka cilësuar ngjarjen një sulm “terrorist”. Burimet e Agjencisë Franceze sqaruan se polici ka arritur të shpëtojë sepse kishte veshur një anti-plumb. Duke cituar një burim pranë organeve të rendit, autori hapi derën e një makine patrullimi të parkuar përpara stacionit të policisë dhe goditi me thikë burrin pas timonit.

Më pas ai tentoi të godiste me thikë një oficer të dytë brenda automjetit, por një oficer i tretë brenda makinës arriti ta qëllonte.

Sulmi ndodhi rreth orës 06:30. Ende nuk ka të dhëna se cili është autori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!