Një ndër zërat që ka depërtuar shpejt në tregun muzikor shqiptar është dhe Bardhi. Reperi shqiptar arriti në pak kohë të bëjë për vete publikun me këngët e tij që rezultuan të suksesshme. Kohët e fundit, ai ka bërë me dije se po punon për të sjellë albumin e tij të parë, me titull Trëndafil.
Ndërsa albumi pritet të publikohet me 9 Nëntor, autori i hitit “Betohemi” ka zbuluar më tepër detaje për adhuruesit e tij. Albumi do të përmbajë 20 këngë, shumica prej të ciave janë bashkëpunime. Azet, Ledri Vula, Lumi B, Kidda, Gjesti, Dj Geek dhe shumë të tjerë janë pjesë e këtij projekti madhor.
/abcnews.al