746 shoferë “shkelën” gazin, makina inteligjente bën “namin” në Durrës

schedule20:54 - 7 Nëntor, 2021

schedule 20:54 - 7 Nëntor, 2021

Shpejtësia mbi normat e lejuara ka qenë një nga shkeljet kryesore të shoferëve në Durrës. Makina inteligjente, prej mbrëmjes së datës 5 nëntor deri mbrëmjen e sotme është vendosur në rrugët e brendshme të Durrësit për të monitoruar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të brendshme, si dhe në dalje e në hyrje të këtij qyteti.

Policia bën me dije se gjatë monitorimeve nëpërmjet makinës inteligjente, janë konstatuar 746 shkelje për shpejtësi mbi normat e lejuara, që në qytet kanë arritur deri në 90 km/h.

Nga verifikimet ka rezultuar se:

  • 112 prej tyre janë konstatuar në shkelje të trefishtë: shpejtësi, përdorim të celularit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 58 drejtues të tjerë për shpejtësi, për të cilët është vendosur edhe sanksioni plotësues pezullim i lejes së drejtimit, pasi shpejtësitë varionin nga 70 km/h deri në 90 km/h në rrugët e brendshme të qytetit të Durrësit;
  • 54 drejtues janë konstatuar me shpejtësi dhe pa vendosur rripin e sigurimit.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve, biçiklistët dhe këmbësorët që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Policia e Shtetit falënderon të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm”, thotë policia.