Liverpool pësoi humbjen e parë në Premier League, duke u mposhtur nga West Ham me rezultatin 3-2.
Kjo humbje ka revoltuar trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp, i cili në deklaratën pas ndeshjes është shprehur kundër gjyqtarëve, se dhe theksoi se të gjitha episodet e ndeshjes që u pësuan edhe golat ishin kundër “the reds”.
Pas kësaj humbje “the reds”, parakalohen nga West Ham me 1 pikë më shumë në tabelën e klasifikimit, ku Liverpool ka arritur të grumbullojë 22 pikë në 11 ndeshje të luajtura.
“Sot vendosën disa episode kyçe. Golat dhe disa situata duhej të shkonin ndryshe. Le të flasim për lojën. Goli i parë që pësuam është faull ndaj portierit. Krahu i lojtarit kundërshtar shkon në krahun e Alissonit, kështu që si mund ta kontrollonte portieri topin? Kjo nuk ka kuptim. Shënuam golin e barazimit dhe kontrolluam plotësisht lojën dhe ata luajtën vetëm me kundërsulme.
Gjatë pjesës së dytë ne nuk luajtëm aq qartë, duhej të ishim më klinikë gjatë gjithë 90 minutave. Ata, duhet ta pranojmë, kanë cilësi dhe na ndëshkuan. Ndërhyrja e Aaron Cressëell ndaj Jordan Henderson nuk ishte e rregullt. Dy situata që ishin me ndikim, por nuk i mori West Hami vendimet.
Çfarë mund të bëjë Alisson? Kjo është arsyeja pse portieri është i mbrojtur. Nëse një lojtar Kërcen në ajër me krahun e tij… është një pjesë e rëndësishme e trupit për portierin. Njerëzit do të thonë se po e justifikoj, por unë jam i qetë. Vendimet e gjyqtarit duhet të jenë të drejta, por nuk e bëri këtë. Gjërat e vogla vendosën dhe disa gjëra shkuan kundër nesh. Ne nuk ishim aq të qetë në momentet vendimtare, nuk patëm shumë durim”, deklaroi Klopp. /f.a/abcnews.al