Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, morën pjesë në inaugurimin e komisariatit nr. 6 në Tiranë. Lleshaj tha se ky është një shembull konkret për modernizimin e Policisë së Shtetit.
Sipas Ministrit të Brendshëm, fjala modernizim përbën kyçin e programit të tij në raport me Policinë e Shtetit. Tashmë banorët e zonës së Kombinatit, që është një nga njësitë më të mëdha të kryeqytetit, pas pothuajse 3 dekadash mungesë vëmendje në këtë fushë kanë një komisarit të ri të rikonstruktuar tërësisht, sëbashku me zyrën moderne të shërbimeve për qytetarët./abcnews.al