Humbja në Korçë, Longo: Pësuam gol naiv

schedule19:43 - 6 Nëntor, 2021

schedule 19:43 - 6 Nëntor, 2021

Kukësi u mposht në nga Skëndërbeu në Korcë me rezultatin e ngushtë 2-1 në kuadër të jëvës së 8 të Abissnet Superiore.

Trajneri i “veriorëve” pas ndeshjes për Super Sport u shpres se ekipi kundërshtar u mbrojt me 10 lojtarë dhe skuadra e tij pësoi një gol naiv.

Skënderbeu luajti në shtëpi, ata luajnë në shtëpi gjithmonë njësoj, dhjetë lojtarë pas dhe një përpara që pret topin e gjatë. Ne donim të kontrollonim lojën, donim të ishim të duruar.

Në pjesën e parë e menaxhuam mirë ndeshjen, nuk kishim raste por as rreziqe. Në pjesën e dytë humbëm mendjen pas golit fëmijëror nga goditja e dënimit. Duhet të reagonim pas golit.

Duhet të luanim me topin, jo të shkonim të gjithë përpara duke lënë vetëm një lojtar pas. Ky nuk është futboll. Pastaj erdhi edhe goli i dytë që mbylli ndeshjen, e papranueshme të humbësh në këtë mënyrë.

Ndeshjen e humbën në pjesën e dytë, na mungoi balanca. Nuk dua të them që ndikoi Kupa, edhe kundërshtari luajti në Kupë.

I gjithë ekipi është përgjegjës për golin e parë, goli i dytë nuk mund të ndodhë, nuk e pranoj”, deklaroi trajneri i skuadrës verilindore. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!