“Polic je ti ore?” Efektivi në Dajt shtyn drejt greminës gazetaren dhe operatorin

schedule17:03 - 6 Nëntor, 2021

schedule 17:03 - 6 Nëntor, 2021

Në vendin e ngjarjes në Dajt ku i pajetë u gjet trupi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha ka ndodhur një incident i rëndë mes një efektivi të policisë dhe gazetares Anila Hoxha. Terreni ku u gjet trupi i viktimës është disi i vështirë dhe efektivi i policisë ka rrezikuar edhe jetën e gazetares dhe operatorit të saj që ndodheshin pranë shiritit të verdhë.

Siç shihet edhe nga pamjet, efektivi e ka shtyrë drejt greminës por për fat të mirë ajo ka arritur që të mbahet në një degë peme.

“E tensionuar, gazetarja dëgjohet që t’i drejtohet efektivit: “Polic je ti ore? Shtyn gazetarët si injorant. Nuk të vjen turp. Ti nuk je polic. S’e keni fajin ju, fajin e kanë ata që ju mbajnë në punë…Do të denoncoj…”

Nga sa dëgjohet edhe nga fjalët e gazetares edhe operatori është lënduar.

Kujtojmë se biznesmeni Ruzhdi Hoxha, i cili ishte shpallur i zhdukur për 13 ditë, u gjet ditën e sotme i pajetë në një humnerë në zonën e Qafë Mollës në Dajt.

ABC mëson se trupi i viktimës është gjetur i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij rreth dy javë më parë. Një numër i madh mediash ndodhen ditën e sotme në vendin e ngjarjes për të mbuluar rastin, dhe ndërsa gazetarët ishin mbledhur pranë shiritit të verdhë ka ndodhur edhe incidenti. /abcnews.al/