Pacolli akuzon Kurtin: Shtëpia e Bardhë i vendosi Kosovës vijë të kuqe

schedule19:09 - 5 Nëntor, 2021

schedule 19:09 - 5 Nëntor, 2021

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Sipas Pacollit, për faj të Kurtit, Kosova, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë. Pacolli thotë se përjashtimi i Kosovës nga kjo nismë është shqetësues dhe nevojë për të reflektuar se ku po shkon Kosova.

Kryeministri Kurti mori atë që donte. Nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbërta, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë. Është hera e parë që Kosova përjashtohet nga një Samit i Shoqërive të Lira, samit ku Kosova duhet të ishte e para në rajon. Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë të thyejë ciklin e izolimit. Shteti ynë duhet të jetë në forume shumëpalëshe si ky forum, por duhet të ketë edhe angazhim bilateral.

 Kjo nuk ndodhi as gjatë Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së.  Nuk i bën Kosovës nder të mbetët së bashku në grup me Vuçiçin, Dodikun dhe Putinin! Përkundrazi është një kambanë alarmi!!!!!

Kosova në këto vite dhe muaj është treguar e pasinqertë ndaj aleancës me SHBA-në. Joe Biden dhe John Kerry gjatë administratës së Obamës u ofenduan nga pushtetarët e sotëm ndërsa sot çdo kërkesë amerikane merret me dyshim, refuzohet apo përbuzet. Dëm i madh për Kosovën!”, thotë Pacolli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!