Në seancën dëgjimore të Komisionit të Ekonomisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gnet Sejko vlerësoi se marrja e Eurobondit 700 milion euro ishte i nevojshëm.
Duke iu përgjigjur kritikave të anëtarëve të opozitës në komision, Sejko theksoi se në se nuk do të merrej qeveria do të drejtohej në tregun vendas dhe kjo do të krijonte disbalanca.
Gjithashtu, guvernatori duke iu referuar parashikimeve tha se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm pritet të jetë 8%.
“Parashikimi ka qenë mbi pritjet tona. Analiza e fundit ka nxjerrë një shifër më pozitive, mbi 8%. Unë besoj se këtë vit do të ketë një rritje 8%. Parashikimi në vitet e ardhshëm është në nivelin 4.1%. Ne kemi një parashikim më konservator 3.8%. Në afatmesëm do të ketë një rritje ekonomike rreth këtyre shifrave. Ne besojnë se kjo rritje është e realizueshme nëse reformat bëhen me seriozitetin e duhur. Nëse reformat strukturore merren korrekt kjo rritje ekonomike është e arritshme.
Për Eurobondin, edhe ju e përmendët në mungesë të këtij do ti drejtoheshin tregut vendas. Është i nevojshëm për të plotësuar këto nevoja. Nëse do të tërhiqen nga tregu vendas do të krijonte disbalanca. Patjetër që marrja e borxhit duhet adresuar. Ne gjykojmë që Eurobondi ishte i nevojshëm dhe duhej marrë. Lidhur me inflacionin, praktikisht transmetimi i politikës monetare në kreditimin e modhedhës vendase ka qenë mirë,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al