City “siguron” portën para derbit me Manchester United, rinovon me “gardianin” 26-vjeçar

schedule23:03 - 4 Nëntor, 2021

schedule 23:03 - 4 Nëntor, 2021

Manchester City të shtunën do të luajë përball Manchester United, ora 13:30. Ndeshjet derbi gjithmonë kanë specifikat e tyre dhe City para transfertës në “Old Trafford”, ka menduar të “sigurojë” portën e skuadrës.

Kampionët në fuqi kanë arritur të rinovojnë kontratën me portierin Zack Steffen.
26-vjeçari që shikojet si zëvendësuesi i Ederson, ka zhvilluar 4 ndeshje këtë sezon, dhe “gardiani” i postës së City-t ka firmosur kontratën deri në vitin 2025.

“City është ekipi më i mirë në botë sipas mendimit tim. Është privilegj për mua të jem këtu dhe të jap kontributin tim. E ndjej që po mësoj nga dita në ditë, jam përmirësuar shumë si portier që prej ditës që erdha këtu. Dua të vazhdoj të ushtroj presion mbi Ederson çdo ditë, dua të shfrytëzoj shanset e mia kur të vijnë”, theksoi Steffen. /f.a/abcnews.al