“Përkeqësohet moti nesër”, apeli i drejtorisë Detare: Masat dhe rreziku

schedule17:23 - 4 Nëntor, 2021

schedule 17:23 - 4 Nëntor, 2021

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se ditën e nesërme do të përkeqësohet moti përgjatë gjithë bregdetit.

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë! Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 4 Nëntor 2021 deri më 5 Nëntor 2021 moti përgjatë gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do jetë i përkeqësuar”, bën me dije drejtoria Detare.

Këto zona sipas drejtorisë Detare, do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valezimi në Detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit”, thuhet në njoftim.