Nuk ka kaluar shumë kohë nga vdekja tragjike e kineastes Halyna Hutchins nga arma me të cilën qëlloi aktori Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit Rust, Hollyëood po mban zi për një regjisor tjetër. Një tjetër punonjës humbi jetën, këtë herë në xhirimet e filmit ” Indiana Jones 5 “, ku luante Harrison Ford.
Sipas “The Sun”, bëhet fjalë për 52-vjeçarin me emrin Nic Cupac, i cili u gjet i pajetë në një hotel ku po qëndronin anëtarët e grupit të xhirimit në qytetin Fes të Marokut. Nga informacionet e para, thuhet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.
Cupac ka punuar në disa nga filmat më të mëdhenj të Hollivudit, duke përfshirë Guardian Of Galaxy dhe Solo: A Star Wars Story. Filmi, që është parashikuar të lansohet në vitin 2023, ka pasur ndërprerje të herëpashershme për shkak të Covid-19. /abcnews.al