Propozimi i Adriatik Lapajt: Gratë dhe vajzat police të mos dalin patrullë gjatë natës

schedule22:48 - 3 Nëntor, 2021

schedule 22:48 - 3 Nëntor, 2021

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj i propozoi zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Albert Dervishaj që vajzat dhe gratë të shmangen nga patrullat në orët e natës për shkak të vështirësisë. Lapaj deklaroi se turni i natës nuk është për vajzat dhe gratë pasi ato kanë nevoja personale.

“Mendoj se është e padrejtë. Ato janë vajza dhe gra. Ku mund të shkojë një grua për të bërë nevojat personale në mes të natës.

Ato janë punonjëse që duhet të bëjnë me turne por duhet të qëndrojnë në zyra. Turni i natës nuk është për nënat dhe gratë. Kanë nevoja personale. Ajo mund të jetë e fejuar apo e martuar. Krijohen edhe probleme në familje”, deklaroi Lapaj.

Dervishaj u shpreh se një pjesë e përgjegjësisë në lidhje me këtë punë është marrë nga vetë ato.

“Kemi 15-15% vajza dhe gra. Kemi trajtuar sa kemi mundur në zyra, pranë vendeve ku mund të integrohen. Një pjesë e punonjësve të policisë janë vajza.

Detyrimisht mund të punojnë edhe patrullë. Pa diskutim që do ta respektoj sugjerimin e avokatit. Nuk jemi të pandjeshëm sepse jemi familjarë vetë. Një pjesë e përgjegjësisë së punës është marrë prej vetë atyre që kanë shprehur vullnetin e tyre”, tha Dervishaj. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!