Rojet mbretërore të Mbretëreshës Elizabetë performuan për turistët në Buckingham Palace,një nga sukseset e Queen, “Bohemian Rhapsody”. Kjo nuk është hera e parë që rojet mbretërore ndërmarrin iniciativa të tilla.
Një spektakël i veçantë ai i 7 Janarit për disa turistë që po vizitonin Bakingam Palas, në Londër.
Banda e rojeve mbretërore të Mbretëreshës Elizabetë performoi një nga këngët më të famshme të Queen, Bohemian Rhapsody.
Rojet mbretërore bënë këtë homazh për filmin me të njëjtin titull, që kohët e fundit fitoi dhe dy Golden Globe – si filmi më i mirë dramatik dhe interpretimi më i mirë dramatik.
Banda mbretërore nuk e bën për herë të parë këtë, në muajin korrik performoi “Dancing Queen” të Abba, ndërsa në muajin gusht “Respect” – të Arieta Frenklin./abcnews.al/