Flamurtari dhe Kastrioti e mbyllin në barazim pa gola ndeshjen e parë të Kupës së Shqiperisë.
Nje ndeshje e luajtur në nivel të kënaqshëm por pavarsisht faktit se përballej nje ekip i Kategorise së Dytë dhe Superligës.
Flamurtari madje ka qënë me afër fitores pas rasteve të krijuara. Në pjesën e parë Diamanti por edhe braziliani Indio kanë qënë shumë pranë goli, ndërsa në pjesën e dytë Ribaj dhe Celhaka mund të kishin realizuar për skuadren vlonjate.
Nga ana tjeter Greca per Kastriotin ka patur mundesi por pa rrezikshnerinë e duhur. Ne fund shifrat kane mbetur 0-0 teksa kualifikimi do të vendoset pas dy javësh ne ndeshjen e kthimit. /abcnews.al/