Diplomati, Agim Nesho këtë të mërkurë i ftuar në ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit politike të ndodhura në Ballkan.
Nesho në fjalën e tij ka komentuar Open Balkan ku thekson se është një iniciativë pa perspektivë pasi siapas tij nuk ka as përkrahjen e 6 vendeve të rajonit dhe as të BE-së.
Sipas tij kjo është një iniciativë për të treguar influencën e Serbisë në rajon.
“’Open Balkan” është një marrëveshje me shtysë dhe një iniciativë që vijon me inerci, dhe pa perspektivë. Kjo i duhet Vuçiç për dominimin e tij Ballkanik. Kjo është një politikë që i intereson liderit tonë që në të gjithë iniciativat e tij nuk ka asnjë reagim. me shkeljen e simboleve shqiptare ne Beograd dhe heshtjen e ministrisë së Jashtme ne tregojmë se jemi të shkelur nga Vuçiç. Kjo është një përdorje kundër interesa kombëtare.
BE është kundër kësaj, pasi tregojnë se është një iniciativë tjetër ajo evropiane dhe askush tjetër nuk e zëvendëson këtë. Kjo iniciativë që nuk përkrahje e 6 vendeve të Ballkanit nuk ka perspektivë, por është këmbëngulja e Vuiçiç që kërkon ekspersionin e interesave të Serbisë. Ai kërkon plotësimin e iniciativës që u ndërpre me ndryshimin e kufijve që tregon dominimin e saj.
Ka prishur të gjithë boshtet shqiptare duke u lidhur me politikën e Turqisë, dhe kërkon që tashmë të bëhet pjesë e kësaj inicative që të njihet si person që krijon stabilitet. Rama mendon se duke qenë pjesë e këtij binomi, komiteti ndërkombëtar do e mbajë në pushtet siç po bëhet tani, ku ka një diskordancë mes qeverisjes së brendshnme, në politikën e jashtme etj. Kurti është një lider që nuk luan në bazë të interesave të momentin dhe do u qëndrojë qëndrimeve të tyre. Vuçiç ka kërkuar krijimin e një Jugosllavie të re pa Bosnjën me një bosht siç është Shqipëria. Kjo ka të bëjë me rritjen e influencën serbe. Shqipëria pavarësisht se i është ofruar diçka ajo është kondicional. Ajo që Vuçiç dhe nacionalizmi serb i ofron Shqipërisë dhe ajo e ka pranuar këtë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka theksuar se Kurti në të gjithë këtë situatë po tregohet i qartë dhe i prerë se do të luftojë për të pasur një raport të drejtë për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës.
Nesho ka thënë se Ballkani Perëndimor është e ndërhyrja e komponentëve të tjerë në rajon e bën të vështirë situatën politike mes vendeve të rajonit.
“Kurti është shumë i qartë dhe do të luftojë për të pasur një raport të drejtë për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës, në marrëdhënie me Serbin, dhe nuk do e vendosë vendin në pozita inferiore. Ai është shumë i qartë në lidhje me çdo gjë.
Në Ballkanin Perëndimor është e vështirë qetësia, pasi ndërhyrja e faktorëve të tjerë jashtë evropian që e përdorin për të krijuar komunikim me vendet e tjera krijon këto situata. Siç është rasti i Rusisë, që po përsërit luftën e ish Jugosllavisë që rikthen debat. Në këtë situatë Serbia do të kërkojë që të fitojë diçka. Në Serbi mbizotëro nacionalizmi serb dhe ai rus, në këtë kuptim influenca e Rusisë në Serbi ka përparuar në fushën e inteligjencës në fushën e energjisë dhe vetë analistët tashmë e shikojnë si një vend peng i politikave ruse”, është shprehur Nesho./abcnews.al