Transportonin mbi 96 kg kanabis me furgon, arrestohen 4 persona në Shkodër

schedule09:51 - 3 Nëntor, 2021

schedule 09:51 - 3 Nëntor, 2021

Shkodër – 4 persona janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës për shkak se akuzohen për trafikim të një sasie të madhe kanabisi nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës.

Në vendin e quajtur Bzhetë, në Shkrel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar tre automjete që drejtoheshin nga B. B., P. Z. dhe P. F. Në automjetin që drejtohej nga P. F. ishte pasagjer  edhe  A. L.

Gjatë kontrollit në brendësi të furgonit me drejtues P. Z., shërbimet e Policisë gjatën 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Shkodër – Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bzheta”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 4 personat që transportonin lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndës narkotike cannabis sativa, pas një hetimi disamujor, nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Bzheta”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. Z., 30 vjeç, A. L., 21 vjeç, të dy banues në Shtoj i Ri, P. F., 37 vjeç, banues në Grudë e Re dhe B. B., 40 vjeç, banues në Vrak, Malësi e Madhe.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve kishin marrë informacione se këta shtetas po e transportonin lëndën narkotike nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur Bzhetë, në Njësinë Administrative Shkrel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar tre automjete që drejtoheshin nga shtetasit B. B., P. Z. dhe P. F. Në automjetin që drejtohej nga shtetasi P. F. ishte pasagjer shtetasi A. L.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip furgon me drejtues shtetasin P. Z., shërbimet e Policisë gjatën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 8 aparate celular dhe 3 automjete.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!