Emisari amerikan zbarkon në Bosnje pas rritjes së tensioneve

schedule19:38 - 2 Nëntor, 2021

schedule 19:38 - 2 Nëntor, 2021

Emisari i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zbarkojë të dielën në Sarajevë si rezultat i tensioneve në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan Express.

Klix.ba ka konfirmuar se Escobar do të zhvillojë takime me disa nga liderët në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo vizitë e Escobar pritet të vijë pas seancës së Këshillit të Sigurimit në OKB që do të mbahet lidhur me situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, seancë e cila me shumë mundësi do të zhvillohet nesër.

Gjithashtu, Escobar pritet të sjellë një numër të propozimeve drejt politikanëve atje, për të zhbllokuar krizën dhe të pamundësojë kolapsin e institucioneve në Bosnje dhe Hercegovinë.

Bosnja dhe Hercegovina është zhytur në një krizë të thellë si rezultat i lëvizjeve të anëtarit serb të Presidencës, Milorad Dodik./Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!