Komisioni Hetimor për Inceneratorët nis me debate, dy emrat nga PS e PD që do merren me rregulloren

schedule15:40 - 2 Nëntor, 2021

schedule 15:40 - 2 Nëntor, 2021

Këtë të martë është mbajtur seanca e parë e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Mes socialistëve dhe opozitës ka pasur debate lidhur me miratimin e rregullores së këtij Komisioni.

Teksa me shumicë votash, u zgjodh sekretare deputetja e PS, Antoneta Dhima, nga radhët e PD, është propozuar Dhurata Cupi si përfaqësuese për të ndjekur çështjet e rregullores. Nga ana tjetër Partia Socialiste ka qenë Ermonela Felaj e cila ka pranuar që të merret me rregulloren.

Tabaku: Propozoj që Dhurata Cupi të merret dhe të ndjekë me rregulloren. Edhe nga ana juaj ju ftojmë që të propozoni dikë që të merret me këtë.

Xhafaj: Ky komision ka një objekt të vetin. Do doja që të respektohet barazia dhe e drejta jonë për të folur.

Tabaku: Besoj e shikoni sa keq ndihet opozita sa herë I hiqni fjalën.

Ermonela Felaj: Do jem unë për diskutimin për rregulloren.

Tabaku: Këto kontrata, kanë cënuar të drejtën e konkurrencës në treg ndërsa dy të tjerat nuk ka pasur asnjë procedurë ligjore.

Tabaku: Pse ka ndodhur pa asnjë garë. Çfarë ka ndodhur për 40 që u firmos kjo kontratë koncesionare. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!