Rama takon DiCaprio-n në samitin e klimës: Na lidh mbrojtja e Vjosës

schedule14:39 - 2 Nëntor, 2021

schedule 14:39 - 2 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Glasgow, Skoci ku po mbahet dita e dytë e samitit të OKB për klimën COP26. Mesa duket aty kreu i qeverisë ka takuar edhe me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio i cili është i angazhuar edhe në çështjet e mjedisit.

Lexo edhe: “Lajme të mira nga Shqipëria”, Leonardo Di Caprio reagon sërish për Vjosën,”nuk harron” as Ramën

Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me aktorin dhe shkruan se me DiCaprio-n veç afërisisë së ndenjëseve në samit i bashkon edhe çështja e Lumit Vjosa.

“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës,” shkruan kryeministri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kujtojmë se aktori i njohur ka ngritur më shumë se një herë zërin për çështjen e lumit Vjosa.

Në një nga postimet e tij në mediat sociale, DiCaprio i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, kryedemokratit Lulzim Basha, kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe presidentit Ilir Meta, duke theksuar rëndësinë që ka mbrojtja e këtij lumi për t’u shndërrohet në park ndërkombëtar.

COP26 pritet nga Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. /abcnews.al/