Diva e muzikës, Celine Dion është detyruar të anulojë koncertet që do nisnin nga data 5 nëntor. Shkak për këtë është bërë një problem shëndetësor që ajo ka pasur.
Përmes një deklarate për shtyp, stafi i 53-vjeçares shpjegoi se artistja vuan nga “spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve”.
Mirëpo duket se gjendja shëndetësore e Celine Dion është më e rënduar, pasi një i afërm i këngëtares ka folur për revistën “Here”, duke treguar:
“Ajo nuk mund të ngrihet më nga shtrati, të lëvizë apo të ecë. Ajo vuan nga dhimbjet në këmbë të cilat e paralizojnë. Ajo është shumë e dobët dhe ka humbur shumë peshë. Një sëmundje që mund të kërkojë një rikuperim të gjatë ‘përcakton burimi’. Nëse gjërat nuk përmirësohen, mund të jetë e nevojshme të ndalet për disa muaj, apo edhe një vit. Sepse simptomat e saj janë më shqetësuese sesa pritej.”/abcnews.al