Fadil Nura ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë”, shkruan Nura.
Ai shpjegon se tashmë do të ketë nderin të shërbejë si kryetar i Komunës së Skenderajt.
“Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin.”
Kujtojmë se Fadil Nura nga radhët e PDK-së ka fituar garën pa balotazh në komunën e Skenderajt më 17 tetor. Ai siguroi 57.99 për qind të votave, përballë Bekim Jasharit me 40.64 për qind. /abcnews.al/