“30 qershori”, nis seanca në Kushtetuese, Shoqata e Bashkive: Opinioni i Venecias ka kontradita

schedule10:19 - 2 Nëntor, 2021

schedule 10:19 - 2 Nëntor, 2021

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca plenare për “30 qershorin” ku do të diskutohen opinionet e Komisionit të Venecias.
Pritet që trupa gjykuese të marrë vendimin final për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, nëse ishin apo jo legjitime.

Ndërkohë kryetarja e kësaj gjykate, Vitore Tusha gjatë fjalës së saj është shprehur se “Kushtetuesja” ka konstatuar rënien e shkakut të pezullimit dhe vendosi zhvillimin e seancës.

Vitore Tusha, kryetare: “Gjykata Kushtetuese, ka konstatuar rënien e shkakut të pezullimit dhe vendosi zhvillimin e seancës. Në këtë moment të gjithë palët kanë marrë kopjen e Opinionit. Në vijim të procesit ku parashtrojmë që keni të drejtë, të jepni deri në 10 minuta, opinion mbi Opinionin e Venecias.”

Përfaqësuesi ligjor i shoqatës së bashkive, Jordan Daci duke folur për “Venecia” është shprehur se opinioni i tyre nuk është detyruese dhe ka pasur kontradita.

“Ky opinion nuk është detyrues për Gjykatën Kushtetuesen në tërësi Opinion ka pasur dhe kontradita. Referuar ligjit, Gjykata Kushtetuese duhet ta gjykoj çështjen. Gjykojmë që Komisioni nuk e ka të saktë, se nuk ka kompetencë për të gjykuar 30 qershorin. Nëse nuk e ka Gjykata Kushtetuese, kush e ka? Si mund të shkohet në Strasburg nëse çështja nuk kalon në Kushtetuese?” ka argumentuar Jordan Daci.

Kujtojmë se Kushtetuesja iu drejtua “Venecias” për të marrë një opinion lidhur me këtë çështje. Këto të fundit me një përgjigje të disa ditëve më parë lanë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit duke argumentuar se GJK nuk ka kompetence vlerësimin e vlefshmërisë së tyre.

Në opinionin paraprak të ekspertëve të Venecias thuhet se bojkoti i partive politike siç ndodhi me PD dhe LSI nuk përbën arsye ligjore që të vihet ne pikëpyetje periodiciteti i zgjedhjeve që sipas kushtetutës mbahen çdo 4 vjet.

Sjellim ndërmend se padia erdhi nga shoqata e bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi qe kërkon pavlefshmërësinë e zgjedhjeve lokale, me argumentin se Presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, ndërsa opozita i bojkotoi ato dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë.

DISKUTIMET NË SEANCË:

Vitore Tusha, kryetare: Gjykata Kushtetuese, ka konstatuar rënien e shkakut të pezullimit dhe vendosi zhvillimin e seancës. Në këtë momente proceduariale të gjithë palët kanë marrë kopjen e Opinionit. Në vijim të procesit ku parashtrojmë që keni të drejtë, të jepni deri në 10 minuta, opinion mbi Opinionin e Venecias.

Përfaqësuesi ligjor i shoqatës së bashkive, Jordan Daci: Ky opinion nuk është detyrues për Gjykatën Kushtetues në tërësi Opinion ka pasur dhe kontradita.

Referuar ligjit, Gjykata Kushtetuese duhet ta gjykoj çështjen. Gjykojmë që Komisioni nuk e ka të saktë, se nuk ka kompetencë për të gjykuar 30 qershorin. Nëse nuk e ka Gjykata Kushtetuese, kush e ka? Si mund të shkohet në Strasburg nëse çështja nuk kalon në Kushtetuese. Komisioni është marrë më shumë, noton mes argumenteve Juridike dhe Politike. Gjykata Kushtetuese duhet ta injorojë këtë gjuhë.: Komisioni kujdeset dhe për ekuilibrat politik të një vendi. Por gjykata duhet ta injoroj këtë.

Përfaqësuesja e Kuvendit, Mimoza Harbi: Gjykata Kushtetuese thuhet qartë që nuk ka kompetencë të gjykojë 30 qershorin.

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave: këshilli i ministrave është i mendimit që Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion për të vlerësuar ligjshmërinë e procesit zgjedhor. /abcnews.al/